Është rikthyer virale në web një video e vitit 2019 në të cilën një boksiere, gjatë ballafaqimit kokë më kokë me kundërshtaren, puth rivalen, që reagon duke e goditur me shuplakë.
Protagonistet janë Ewa Brodnicka dhe Edith Soledad Matthysse: e para puth papritur Matthysse, që i përgjigjet me një shuplakë në fytyrë.
Më pas nis sherri dhe duhet ndërhyrja e forcave të sigurisë që të ndajnë dy boksierët. Video është bërë shumë virale sidomos në Twitter. / Oversport.tv
2019 https://t.co/CLLbEGaqgh https://t.co/dtiEt4nTy1
— M.Canahuate (@canahuate) November 16, 2022