VIDEO/ Quajeni gol “hajdutësh”, realizohet në Angli në sytë e Bersant Celinës

Një gol ndryshe nga ato që shohim zakonisht është realizuar në League One (divizioni e tretë) në Angli, madje në një ndeshje ku titullar ishte Bersant Celina, lojtar i Kosovës që ka qenë pjesë e Manchester City.

Luhej takimi Ipswich Town-Sheffield Wednesday dhe miqtë ishin në epërsi deri në minutën e 90-të, kur Chaplin barazoi.

Protagonist nuk ishte autori i golit, por Macauley Bonne. Ky i fundit u “fsheh” pas portierit dhe priti që ai ta lëshonte topin në tokë.

Pasi ndodhi diçka e tillë, Bonni e mori topin dhe nisi aksionin që u kthye në gol nga shokët e skuadrës së Celinës. Me siguri portieri Bailey Peacock-Farrell tani e tutje do të shohë pas shpine… / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sky Sports (@skysports)