VIDEO / Rikthehen episodet e dhunës, sherr masiv në tribunë në sfidën Lushnja-Luzi

Ndonëse kishte polemika, skuadrat në fushë u ndanë në paqe, pasi Lushnja dhe Luzi barazuan 2-2 në “Roza Haxhiu” në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë.

Ka patur një sherr masiv në tribuna mes dy tifozerive, në minutat e fundit të pjesës së parë, kur në avantazh ishte skuadra mike.

“kategoriaepare_info” ka publikuar pamjet nga momenti i përplasjes mes dy tifozerive. / Oversport.tv