VIDEO/ Rusët tallen keq me Napolin dhe Zielinskin, fusin Spider-Man në lojë

Spartak Moscow e ka nisur para kohe sfidën kundër Napolit. Rusët, që e kanë fituar ndeshjen e parë në “Diego Armando Maradona” me rezultatin 2-1, kanë ngacmuar nga rrjetet sociale.

Në Twitter ata kanë postuar një video, ku shfaqet Piotr Zielinski që godet topin shumë larg mbi kuadrat.

Spartak Moscow ngacmon lojtarin polak dhe Napolin, duke shkruar se u zbulua kush e goditi “përbindëshin” Lizard në trajlerin e ri të Spider-Man No Way home. / oversport.tv