VIDEO/ Sahiti shënon për Hajduk Split, goli i shtatë për Gashin në Zvicër

Emir Sahiti ka shënuar një tjetër gol në Kroaci, duke e çuar në tre shifrën e tyre këtë sezon me fanellën e Hajduk Split.

Anësori që së fundmi zgjodhi të përfaqësojë Kosovën nuk fali i vetëm me portierin dhe e ndëshkoi skuadrën e Slaven Belupo (SHIKO VIDEON).

Një tjetër shqiptar që ka shënuar sot është sulmuesi Shkëlzen Gashi. 33-vjeçari realizoi golin e parë, në minutën e 24-t, të sfidës Aarau Thun.

Për Gashin ky është goli i shtatë në kampionatin zviceran, i pari për këtë vit. Tre prej golave Gashi i shënoi në muajin dhjetor. / oversport.tv