VIDEO/ Shënuan kur rivali u dëmtua, Konyaspori i shqiptarëve fal gol për shpagim

Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi ishin në stol, ndërkohë që Konyaspor mendonte të dhuronte një gol për “fair-play” kundër rivalit të saj në Kupën e Turqisë.

Skuadra e sy lojtarëve të kombëtares shqiptare shënoi gol teksa një prej lojtarëve të Vanspor ishte i dëmtuar dhe nga ana e miqve pati ankesa.

Konyaspor vendosi të toleronte dhe të lejonte Kucukkoylu Hamza të përparonte drejt portës së boshatisur dhe të shënonte golin e barazimit.

Hamza i barazoi shifrat në 1-1 përkohësisht, ndërsa më pas Konyaspor shënoi edhe dy herë të tjera dhe u kualifikua në raundin tjetër të Kupës. / overspor.tv