VIDEO / Skandal në Premier, Vieira godet me shkelm një tifoz të Evertonit

Evertoni fitoi me përmbysje 3-2 përballë Crystal Palace mbrëmjen e djeshme në “Goodison Park” dhe siguroi matematikisht qëndrimin në Premier League.

Në fund të ndeshjes qindra tifozë vendas u futën në fushë për të festuar qëndrimin në elitë dhe një prej tyre ka provokuar teknikun e miqve Patrick Vieira.

Pasi është sulmuar dhe fyer verbalisht, ish-mesfushori francez ka reaguar duke goditur me shkelm tifozin e Evertonit. Pamjet janë kapur nga kamerat dhe kanë bërë xhiron e rrjetit duke vendosur në qendër të stuhisë Vieira. / Oversport.tv

Foto: Everton Twitter