VIDEO / Skuka protagonist me Mariborin, sulmuesi kuqezi shënon një gol me peshë në Conference League

Xhuliano Skuka bëhet protagonist me fanellën e Mariborit, pasi kualifikon skuadrën e tij në turin e dytë të Conference League.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, golin vendimtar në minutën e 88-të, që i ka dhuruar fitoren 2-1 në transfertë Mariborit përballë Birkirkaras.

Ndeshja e parë në Slloveni kishte përfunduar në barazim 1-1 dhe goli vendimtar i Skukës i ka dhuruar Mariborit kualifikimin në turin tjetër të turneut. / Oversport.tv