VIDEO/Sukses europian pas 42 vitesh, festë e çmendur e tifozëve të Frankfurtit

Eintracht Frankfurt arriti që të fitojë këtë edicion të Europa League, pasi mposhti në finale pas gjuajtjes së penalltive skocezët e Rangers.

Një sukses historik i klubit gjerman, që rikthehet të fitojë një kompeticion europian pas 42 vitesh, pasi triumfi i vetëm në Europë kishte ndodhur në vitin 1980, kur Frankfurti fitoi Kupën UEFA.

Ka pasur festë të madhe në Sevilje për këtë triumf të madh të gjermanëve, por akoma më e zjarrtë ka qenë atmosfera në stadiumin “Deutsche Bank Park” ku ishin me mijëra tifozët që gëzonin këtë sukses historik, që i jep të drejtën Eintrachtit të luajë në Champions sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv

Foto: Europa League Champion 2022 Twitter