VIDEO/ Tatum e Brown fantastikë, Celtics marrin kryesimin ndaj Miami Heat

Boston Celtics ka marrë kryesimin në serinë e finaleve të Konferencës së Lindjes, pasi mposhti 93-80 Miami Heat dhe tani me lojë rezultati ka shkuar 3-2. Në duelin e fundit Miami në dy periodat e para kishte një epërsi të lehtë, që u përkthye me 5 pikë diferencë.

Perioda e tretë ishte super për Boston Celtics, pasi shënuan 16 pikë më shumë dhe kaluan 11 pikë në epërsi ndaj Miami. Miqtë nuk lëshuan në periodën e fundit dhe ia dolën ta mbyllin ndeshjen me 13 pikë më shumë dhe tani do tentojnë titullin në Konferencën e Lindjes dhe finalen e madhe.

Jaylen Brown ishte mbreti i pikëve, me 25 të realizuara, kurse Jayson Tatum veç 22 pikëve regjistroi edhe 9 asiste e 12 topa të kapur në tabelë. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Al Horford (16 pikë, 5 asiste, 17 rebound) dhe Derrick White (14 pikë, 5 asiste).

Në krahun tjetër spikati Bam Adebayo, me 18 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë, kurse shënuesi i dytë më i mirë te Miami Heat ishte Gabe Vincent me vetëm 15 pikë. / oversport.tv

Foto: Boston Celtics, Twitter