Klimë shumë e tensionuar në kampin e Adana Demirspor. Në përfundim të ndeshjes së kampionatit kundër Umraniye, që u fitua nga skuadra e Montellas me rezultatin 1-0, tekniku italian dhe Mario Balotelli kanë patur një zënkë mes tyre dhe përplasja fizike u evitua vetëm pas ndërhyrjes së stafit dhe lojtarëve.
Gjithçka ka lindur nga një top i humbur i sulmuesit në fundin e ndeshjes, që ka sjellë kritikat e menjëhershme të teknikut.
Pas përfundimit të ndeshjes kamerat kanë kapur Balotellin që i ulëret Montellës, i cili nuk ka duruar dot dhe është nisur për të sulmuar lojtarin e tij. / Oversport.tv
Balotelli – Montella Kavgası pic.twitter.com/TbIpNANNDc
— Lord Sinov (@balotellivekil) August 27, 2022