Tërbohen ultrasit e Romës pas turpit në Norvegji, refuzojnë fanellën e kapitenit

Bodo/Glimt ka futur në sherr lojtarët e Romës me tifozët. 400 prej tyre kishin fluturuar drejt Norvegjisë dhe mes temperaturave të ulëta panë skuadrën e tyre të mposhtej me rezultatin 1-6.

Në fund të ndeshjes kapiteni Pellegrini dhe futbollistët e tjerë shkuan t’i qetësojnë ata dhe t’u kërkojnë falje.

Mesfushori tentoi t’u jepte fanellën, por ata e refuzuan. Dikush mbajti edhe një fjalim para lojtarëve, që duartrokitën një moment. / oversport. tv