VIDEO / Thirrje homofobike në gjysmëfinalen SHBA-Meksikë, 4 lojtarë ndëshkohen me kartonë të kuq

Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën të kualifikohen në finale të Ligës së Kombeve në Amerikën e Veriut. Në rezultatin e pastër 3-0 që skuadra amerikane mori përballë Meksikës, nuk mungoi aspak tensioni.

Në përballjen e luajtur sot në orët e para të mëngjesit, u ndëshkuan plot 4 lojtarë me kartonë të kuq. Dy lojtarë të SHBA-ve dhe dy të Meksikës e kanë lënë fushën e lojës më herët se lojtarët e tjerë për shkak të kartonëve të kuq.

Për shkak të thirrjeve homofobike, ndeshja u ndërpre nga gjyqtari në minutën e 90. Më pas u akorduan dhe 12 minuta kohë për t’u rikuperuar nga takimi. Nuk munguan as kartonët e verdhë në këtë takim pasi u morën dhe 8 të tillë. /oversport.tv