VIDEO/ Tifozët e West Ham e ofendojnë, reagimi i Paul Pogba është epik

Manchester United fitoi dje kundër West Ham United dhe heroi i “Djajve të kuq” ishte Jesse Lingard, i cili ndëshkoi skuadrën me të cilën shkëlqeu në gjashtë muajt e fundit të sezonit të shkuar.

Në fund të ndeshjes nuk ishte protagonist vetëm Mark Noble me penalltinë e pakthyer në gol. Paul Pogba ishte ai që tërhoqi vëmendjen.

Mesfushor i United ofendohet nga tifozët e “Çekiçëve” dhe reagimi i tij është epik. Edhe pse tregohen të ashpër me të, Pogba qesh dhe më pas largohet nga shokët e skuadrës. / oversport.tv