VIDEO/ Tifozi futet në fushën e “Old Trafford”, stjuarti dhuron “show” dhe bëhet viral

Manchester United fitoi mbrëmë FA Youth Cup me 18-vjeçarët, pasi mposhti me rezultatin 3-2 skuadrën e Nottingham.

Pas ndeshjes pati festë të madhe, ndërkohë që ndonjë tifoz edhe e teproi duke u futur në fushë.

Fati i tij i keq ishte që stjuartët ishin goxha të përgatitur edhe për të bërë ndonjë faull.

Njëri prej tyre e ka ndaluar tifozin me një sparkatë dhe sigurisht nuk ka marrë as karton të verdhë.

Ai moment është filmuar nga të pranishmit dhe ka përfunduar edhe në rrjetet sociale. / oversport.tv