VIDEO/ Timberwolves hedh “tuç” Warriors, Jazz “kafshon” keq Nuggets

Golden State Warriors ka pësuar një tjetër humbje dhe këtë herë ia ka shkaktuar Minnesota Timberwolves me rezultatin 119-99, që ishte më lartë në 3 nga periodat e ndeshjes.

Karl-Anthony Towns ishte ylli i mbrëmjes, me 26 pikë dhe 11 rebound, ndërkohë që ndeshje të mirë bënë edhe Jayle Nowel me 17 pikë dhe Malik Beasley me një pikë më pak. Për Warriors, që nuk kishte Stephen Curry, nuk mjaftuan 20 pikët e Jordan Poolem dhe 19 pikët e Jonathan Kuminga.

Utah Jazz është në rrugë të mbarë, pasi fitoi kundër një rivali të vështirë si Denver Nuggets 125-102. Nikola Jokic ishte i papërmbajtshëm, me “triple double”: 25 pikë, 14 asiste dhe 15 rebound, kurse Aaron Gordon realizoi 20 pikë, por të pamjaftueshme për ta nxjerrë fituese skuadrën e tyre.

Donovan Mitchel për Jazz ishte në formë dhe realizoi 31 pikë, kurse Bojan Bogdanovic 21. Paraqitje fantastike edhe nga Rudy Gobert, me 18 pikë e 19 rebound. Një ndihmesë të rëndësishme e dha edhe Jordan Clarkson me 16 pikë.

Fitore edhe për Houston Rockets, që mposhti 118-112 Sacramento Kings. Christian Ëood spikati me 23 pikë dhe 14 rebound, ndërkohë që të njëjtin numër pikësh e realizoi edhe Kevin Porter Jr. Eric Gordon u ndal në 15 pikë. Për Kings ra në sy Buddy Hield me 27 pikë.

/ oversport.tv