Tirana ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Klubi bardheblu ka ndryshuar sponsor teknik për sezonin 2022-2023 duke ia besuar fanellën e tyre të re një tjetër marke.
Tirana zyrtarizoi marrëveshjen e re me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“KF Tirana në bashkëpunim me kompaninë e veshjeve Cohl’s Sports Wear, prezanton fanellat e sezonit të ri 2022/2023.
Shprehim mirënjohjen për këtë bashkëpunim frytdhënës me bindjen se dy brand-et do të sjellin gjëra të mëdha në vazhdim.
Kampionët tashmë vishen me Cohl’s”, shkruhej në postimin e Tiranës.
View this post on Instagram