VIDEO/ Tre muaj pa shënuar, Sahiti rigjen golin me Hajduk Split në Kroaci

Emir Sahiti është rikthyer te goli në kampionatin kroat pas gati tre muajsh. Sulmuesi anësor shënoi goli e sigurisë sot për Hajduk Split.

Kroatët po përballeshin me Dragovoljac dhe në minutën e 68-të sulmuesi që ka luajtur me Shqipërinë U21 e çoi topin në rrjetë, edhe pse u devijua.

Sahiti për Hajduk Split kishte shënuar në muajin gusht kundër Slaven Koprivnica, ë një ndeshje që gjithashtu ishte mbyllur me rezultatin 2-0. / oversport.tv