VIDEO/ Trukimi i turpshëm në Kolumbi, Magdalena në elitë me gol të falur

Union Magdalena ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit në Kolumbi, por në rrjetet sociale janë masakruar për mënyrën se si e kanë bërë diçka të tillë.

Union Magdalena nuk kishte gjë në dorë për të marrë vendin e parë, por nderin ia ka bërë fillimisht Bogota që mposhti Fortaleza CEIF.

Këtyre të fundit u duhej vetëm një pikë për vendin e parë, por çuditërisht u mposhtën nga një skuadër pa asnjë objektiv. Gjithsesi edhe me humbje ata ishin drejt ngjitjes në Primera A.

“Pisllëkun” e bëri Llaneros në ndeshjen tjetër. Edhe pse po fitonin, ata toleruan Uniond Magdalena që shënuan dy herë për një minutë në minutat shtesë.

Goli i dytë, i publikuar në rrjetet sociale, është një turp i vërtetë. Lojtarët e Llanero hapin portën dhe Segura shënoi, pavarësisht se portieri i vendasve u mundua të rezistonte. / oversport.tv