VIDEO / U mbyll me tension, sherri në Atletico-City vazhdoi edhe në tunel

Ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshja e kthimit e çerekfinaleve të Champions League mes Atletico Madrid dhe Manchester City.

Një faull i Felipe në dëm të Foden nisi një sherr të madh ku u përfshinë lojtarët dhe pankinat e të dyja skuadrave, me Savic dhe Grealish që morën rolin e protagonistëve.

Pas përfundimit të takimit, gjatë kthimit në dhomat e zhveshjes nuk kanë munguar përplasje të tjera, madje tensioni ka qenë shumë i lartë, sa që është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat. / Oversport.tv

Foto: Fernandinho Twitter