VIDEO/ Uzuni nuk e ndal vrullin me Ferencvaros, shënon në kampionat sërish

Myrto Uzuni, pas dy golave të shënuar në Kupën e Hungarisë, ka realizuar edhe në kampionat me fanellën e Ferencvaros.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i dha avantazhin skuadrës së tij, në duelin e fituar mbrëmjen e djeshme kundër Gyirmot.

Beratasi, i ndodhur brenda në zonë, nuk fali dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin drejt e në rrjetë. (SHIKO KËTU GOLIN)

Ky është goli i tretë në kampionat për Uzunin, i cili ka shënuar 8 gola në Kupë dhe një kundër Real Betis në Europa League. / oversport.tv