Ka ardhur edhe medalja e parë për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj që po zhvillohet në Durrës dhe që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Peshëngritësja kuqezi Enkileda Carja, ndonëse ka garuar në baterinë B në peshën deri në 59 kg për femra, ka arritur që të ngrejë 87 kg në stilin e shkëputjes. Sportistja nga Elbasani ka arritur të marrë një medalje bronzi në stilin e shkëputjes.
Ndërkohë që në stilin e shtytjes Carja ka ngritur 100 kg dhe është akoma në garë për një vend në zonën e medaljeve. / Oversport.tv