VIDEO/ Vlahovic kthehet në i urryer, tifozët i përvishen me ofendime

Dusan Vlahovic është vënë në shënjestër të tifozëve të Fiorentinës, pas humbjes që skuadra Vjollcë pësoi në transfertë kundër Venezias.

Sulmuesi serb ka refuzuar rinovimin e kontratën me klubin e Serie A, ndërkohë që as paraqitja në transfertën e djeshme nuk ka qenë në lartësinë e duhur sipas tifozëve.

Disa prej atyre që kishin udhëtuar për të mbështetur skuadrën e tyre kanë shpërthyer në ofendime ndaj Vlahovic, në momentin që lojtarët e Fiorentinës shkuan pas ndeshjes për të përshëndetur tifozët.

Dy prej lojtarëve të Fiores, Biraghi dhe Venuti, i dolën në mbështetje shokut të tyre, ndërkohë që edhe trajneri Vincenzo Italiani e vlerësoi paraqitjen e sulmuesit në fushë. / oversport.tv