Vieri i lë përgjegjësinë Lukakut: Nëse do luaja te Interi, do dilja golashënues

Christian Vieri ka folur për situatën që gjendet momentalisht Interi. Ish-sulmuesi zikaltër shpjegoi në “BoboTV” se gjërat në atë skuadër nuk janë aq të komplikuara sesa shihen, duke nënkuptuar se një Romelu Lukaku po dëshpëron skuadrën.

“Interi krijon mbi 10 raste shënimi për ndeshje kur luan në shtëpi. Ata kanë Dumfries dhe Dimarco që shërbejnë mirë nga krahët, Barellan që është një organizator në qendër të mesfushës.

Kanë dhe një sulmues si Lukaku që pozicionohet në sulm dhe shërbehet mirë nga bashkëlojtarët, por nuk ka dhënë shumë rezultat.

Nëse unë do të luaja në këtë ekip që Interi ka tani, do të dilja golashënuesi më i mirë në çdo sezon të Serie A.” – tha Vieri duke i lënë përgjeëgjësinë e rezultateve të zikaltërve Lukakut. /oversport.tv