Christian Vieri është realist kur pyetet për sulmin e Juventusit. Largimi i Cristiano Ronaldos lë boshllëk te bardhezinjtë dhe për Bobon tani peshorja ka shkuar në krahun e Interit, që vjet u shpall kampion Italie.
Ish-sulmuesi që ka luajtur me Juven, Interin dhe Milanin, flet edhe për rikthimin e Moise Kean, shanset e tij që të zëvendësojë Ronaldon, apo edhe për opsion Icardi që Vieri do e mbështeste më shumë.
“Para largimit të Ronaldos thashë se sulmi i Juventust është më i fortë dhe Juventusi është ekipi më i fortë. Tani vë Interin përpara. 25-30 golat e Ronaldos bardhezinjtë nuk i kanë më”, shprehet fillimisht Vieri në intervisten për Gazzetta dello Sport.
“Rikthimi i Kean? Kur Ronaldo largohet, nuk ka zgjedhje më të mirë. Gjithsesi dikush tjetër duhet të shënojë golat që i bënte ai. Nuk besoj se Kean mund të shënojë aq shumë, por mendoj se është e drejtë që t’i japësh atij një kampionat të tërë për ta gjykuar”.
“Icardi është një lojtar që luan pak për skuadrën, por është një mjeshtër në finalizim. 20 golat e tij janë të lehtë të shënohen. Meqënëse Juventusi ka nevojë për ato gola, ndoshta do isha më shumë që të merrnin atë. Gjithsesi në merkato nuk është gjithmonë e mundur të bëhet ajo që duket si më e mira”, përfundon Bobo Vieri. / abcnews.al