Juventusi e ka nisur në mënyrën më të keqe kampionatin. Bardhezinjtë kanë marrë vetëm një pikë në tre ndeshje dhe pas humbjes kundër Napolit, ka folur ish-sulmuesi i bardhezinjve, Christian Vieri.
Në “Bobo Tv” ai flet edhe për Napolin, për të kaluar më pas te bardhezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri.
“E kam thënë në fillim të vitit, nëse ata nuk shesin më të mirët mund të konkurrojnë për ttullin kampion. Mos të harrojmë se u mungon Mertens ende”, thotë fillimisht Bobo Vieri.
“Sa i takon Juventusit, ata duhet të luajnë mirë. Mund të humbësh, ose të fitosh, kjo është pjesë e lojë, por ata duhet të luajnë mirë. Në Napoli nuk mund të bësh ndeshje të tilla.
Ata duhet të fitojnë dhe të luajnë ndeshje të mira. Dhe kjo nuk do të thotë të jesh Barcelona apo Ajax… Në ekipe si Juventusi duhet të japësh diçka më shumë, prandaj është një fanellë e rëndë”, përfundon Vieri. / oversport.tv