Vieri komplimenton Mourinhon: Në 3 muaj do ta shikoni ku do të jetë Roma

Christian Vieri ka folur në kanalin e tij në Tëitch ku foli për Romën dhe Jose Mourinho. Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Juventusit vlerësoi performancën e mirë të ekipit kryeqytetas nën drejtimin e “The special one”.

Sipas tij Roma e dominoi ndeshjen kudër Juventusit edhe pse nuk arriti dot të fitonte. Ai komplimentoi Mourinhon për punën e bërë dhe siguroi të tjerët se nëse vazhdon në këtë rrugë, ekipi kryeqytetas do të vejë shumë lartë.

“Roma mbrëmë më pëlqeu shumë, urime Mourinho. Ata e dominuan takimin dhe luajtën shumë mirë. Juventusit i la vetëm disa kundërsulme. Në 3-4 muaj do të shihni se ku do të jenë. Ata luajtën mirë, me njerëz cilësorë, duke sulmuar lartë dhe duke bërë një lojë vërtet të mirë. Topi nuk hyri në portë vetëm për shkak të fatit të keq, ata vrapuan si të çmendur”. /oversport.tv