Vieri: Vlahovic më i miri në Europë, Interi favorit për fitimin e titullit

“Ai është qendërsulmuesi më i fortë në Europë, së bashku me Haaland. Ndonëse në nivel ndërkombëtar do të vendosja të parin Haaland dhe Vlahovic të dytin”.

Gjatë një interviste të dhënë për “Corriere della Sera” në të cilën ka folur gjatë për Serie A, Bobo Vieri ka thënë fjalët më të mira për sulmuesin serb të Fiorentinës dhe thotë edhe mendimin e tij për skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion:

“Nuk shoh skuadra më të forta se Interi, Milani, Napoli dhe Atalanta. Interi është skuadra favorite: të gjithë lojtarët po japin më të mirë e potencialit të tyre”, ka thënë ish-sulmuesi italian. / Oversport.tv