Real Madrid ka marrë kreu e LaLiga, pasi i ka shkaktuar humbjen e parë Valencia në “Mestalla” me rezultatin 2-1. Një ndeshje me fund dramatik, pasi madrilenët ishin ndëshkuar në minutën e 66-të nga Duro me një goditje nga brenda zone.
Sulmet e skuadrës së Ancelottit janë shpërblyer vetëm në fund të ndeshjes, kur Vinicius Junior goditi fort dhe ndëshkoi Valencian. Dy minuta më pas braziliani shërbeu në mënyrë perfektë për Karim Benzema, i cili me kokë e çoi topin në rrjetë.
1-2 dhe Real Madrid iu gëzua fitores dhe tani numëron 13 pikë në klasifikim, me Barcelonën që mund ta barazojë me pikë nëse fiton dy ndeshjet mangët që ka. Sot u zhvilluan edhe tre ndeshje të tjera, që u mbyllën në barazime si më poshtë:
LA LIGA – JAVA 5
Mallorca-Villareal 0-0
Real Sociedad-Sevilla 0-0
Betis-Espanyol 2-2
Shënues: Willian Jose 41’, Fekir 45+4’ / Vidal 16’, Cabrera 90+7’
Valencia-Real Madrid 1-2
Shënues: Duro 66’ / Vinicius 86’, Benzema 88’
/ oversport.tv