Vinicius gati të rinovojë: Dua të vazhdoj të luaj te klubi më i mirë në botë

“Dua të vazhdoj të luaj te klubi më i mirë në botë”, ka thënë Vinicius Junior në një intervistë të dhënë për televizionin brazilian “Sport Tv”.

Sulmuesi brazilian ka treguar se ka vendosur të rinovojë kontratën me Realin e Madridit, që skadon në vitin 2024. Sipas mediave spanjolle, Reali ka dashur që të zgjasë bashkëpunimin deri në vitin 2028, por Vinicius synon që të firmosë deri në vitin 2026 ose maksimumi vitin 2027.

Marrëveshja e re parashikon një klauzolë largimi prej 1000 milionë eurosh (nga 350 milionë që është aktualisht) dhe një rritje të rrogës nga 3.2 milionë plus bonuse që është aktualisht në 10 milionë, shifër kjo që mund të rritet nëse arrihen objektiva të përcaktuara. / Oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter