Për njerëzimin viti 2021 është viti i vaksinës. Për Memphis Depay gjithashtu. Sulmuesi holandez është duke shkëlqyer si me Barcelonën, ashtu edhe me kombëtaren e Holandës.
Në 38 ndeshje ka arritur të marrë pjesë në 42 gola, 28 herë e ka çuar topin në rrjetë dhe 14 herë ka asistuar. “Hat-trick”-u kundër Turqisë është i pari për të në këtë vit, diçka që i mungonte.
Memphis shkëlqeu në stadiumin “Johan Krojf Arena” me trigolëshin e tij, që shërbeu për të barazuar pikërisht legjendën holandeze (33 gola) i cili i ka dhënë emrin stadiumit
Kjo fitore ishte e rëndësishme, që “Tulipanët” të jenë më të sigurt për kualifikimin në Botëror. Depay është idhull absolut i kombëtares së tij në vitin 2021, ku ka arritur të shënojë 12 gola në 12 ndeshje.
Sulmuesi u rikthye në kombëtaren e tij pas ecurisë fantastike me Barcelonën, ku nën urdhrat e trajnerit Koeman po shndërrohet në liderin e sulmit për të mbushur boshllëkun e lënë nga Lionel Mesi. / oversport.tv