Viti i ri ka sjellë më shumë qetësi në repartin e avancuar për Stefano Piolin. Rafael Leao, Rebic dhe Ibrahimovic janë në dispozicion të teknikut kuqezi për ndeshjen e parë të vitit 2022, që “djalli” do të luajnë në shtëpi kundër Romës.
Të tre janë stërvitur rregullisht me grupin dhe bashkë me ta edhe Giroud. I vetmi sulmues që nuk është i gatshëm është për ndeshjen kundër verdhekuqve është Pellegri.
Ibrahimovic është rikuperuar plotësisht dhe është gati që të luajë, po ashtu si Giroud, që ka shfrytëzuar 10 ditët e fundit për tu stërvitur sa më mirë. Suedezi duket favorit për ta nisur si titullar, ndërsa francezi mund të aktivizohet gjatë ndeshjes. /Oversport.tv