Viti i Skënderbeut, vajzat korçare fitojnë Kupën e Shqipërisë në volejboll

Skënderbeu ka fituar Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra pasi ka mposhtur në finale me rezultatin 3-2 Partizanin.

Të besuarat e trajnerit Orlando Koja kanë arritur të triumfojnë në një finale plot emocion pas 5 seteve me rivalitet deri në pikën e fundit dhe kthejnë në Korçë trofeun që mungonte prej 45 vitesh.

Duket se ky është viti i Skënderbeut, që fiton trofeun e tretë, pas kampionatit dhe trofeut “Gjergj Kastrioti”. / Oversport.tv