Vjen edhe konfirmimi, Di Maria do të mungojë në transfertën kundër PSG

Kishte dyshime, por tani ka ardhur konfirmimi zyrtar. Një nga lojtarët që pritej me më shumë interes në debutimin e Juventusit në Champions League kundër PSG (nesër në orën 21:00) do të mungojë në këtë përballje.

Angel Di Maria nuk është grumbulluar fare nga Max Allegri për transfertën e Parisit për shkak të një shqetësimi fizik.

Argjentinasi vinte pas një dëmtimi muskulor dhe në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Fiorentinës luajti vetëm 45 minuta. Pas ekzaminimeve të fundit u vendos që Di Maria të mos grumbullohet fare për sfidën kundër ish-skuadrës së tij. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter