Vjen edhe njoftimi, Aubameyang është zyrtarisht i Barcelonës

Tashmë është zyrtare, Pierre-Emerick Aubameyang është lojtari më i ri i Barcelonës. Sulmuesi ndërpreu kontratën me Arsenal dhe ka nënshkruar me klubin katalanas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas nëpërmjet një komunikate zyrtare. Në të thuhej se Aubameyang ka arritur një marrëveshje pasi sulmuesi ndërpreu kontratën me Arsenal.

Ai ka nënshkruar një kontratë që skadon më 30 qershor 2025, por që ka një opsion për tu larguar përpara kohe më 30 qershor 2023. Për sa i përket klauzolës së tij, klubet e interesuara duhet të paguajnë 100 milionë euro për shërbimet e tij. /oversport.tv