Vjen edhe njoftimi zyrtar, Henrikh Mkhitaryan është një lojtar i Interit

Pas depozitimit të kontratës së tij në Ligë, ka ardhur edhe njoftimi zyrtar. Henrikh Mkhitaryan është lojtari më i ri i Interit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mkhitaryan bëhet kështu afrimi i katërt i Interit në këtë merkato vere.

Ai ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë lidhur me Interin për dy sezone. Paga e tij do të jetë rreth 3.3 milionë euro plus bonues që shkojnë në rreth 4 milionë. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter