Vjen edhe zyrtarizimi, Amir Rrahmani rinovon kontratën me Napolin

Tashmë është zyrtare, Amir Rrahmani ka rinovuar kontratën me Napolin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kampion i Italisë me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhet se Amir Rrahmani ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Napolin deri në vitin 2027. Gjitahshtu klubi napoletan ka të drejtën e rinovimit të kontratës edhe për një tjetër vit.

Një lajm ky që është njoftuar kohë më parë edhe nga Oversport. Amir Rrahmani ka fituar një vend titullari te Napoli dhe është kthyer në një lider, duke udhëhequr mbrojtjen, sidomos në këtë sezon ku mbrojtësi shqiptar u shpall kampion në Serie A. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter