Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi, Ardit Krymi rikthehet te Vllaznia. Pas një viti larg Shqipërisë dhe klubit shkodran, Krymi rikthehet në shtëpi për të nisur një tjetër aventurë në Shkodër.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Vllaznisë me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të shkruhet se Krymi ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin shkodran për dy vitet e ardhshme.
NJOFTIMI I VLLAZNISË
“ARDIT KRYMI RIKTHEHET NË SHTËPI
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardit Krymi për ta veshur pas një viti shkëputje sërish me fanellën kuqeblu. Ai do të jetë për 2 vitet e ardhshme pjesë e jona.
Mirë se erdhe Ardit”, shkruhej në postimin e publikuar nga Vllaznia në rrjetet sociale. /oversport.tv