Vjen edhe zyrtarizimi, Bellai është trajneri i ri i Bylisit

Arian Bellai është zyrtarisht trajner i ekipit të Bylisit. Ashtu si e njoftoi Oversport ditën e djeshme është konfirmuar lajmi se tekniku gjirokastrit do të marrë drejtimin e ballshiotëve.

Arian Bellai ishte ditën e sotme në Ballsh ku bëri edhe prezantimin si trajneri i ri i Bylis. Së bashku me të erdhi edhe ndihmësi Kostantinos Mihalidis i cili do të jetë pjesë e stafit të Bellait.

Në prezantimin e teknikut gjirokastrit ka qenë i pranishëm edhe ish-trajneri i Bylis, Jeton Beqiri. Ky i fundit pritet të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. /oversport.tv