Vjen edhe zyrtarizimi: Enkeleid Dobi është trajneri i ri i Kukësit

Ka ardhur edhe zyrtarizimi,Enkeleid Dobi do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verilindor me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Ky zyrtarizim konfirmon lajmin e Oversport që e njoftoi këtë marrëveshje që ditën e djeshme. Tekniku 47-vjeçar do të zyrtarizohet ditën e nesërme.

“WELCOME ENKELEID DOBI

FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajner i skuadrës sonë!

Tekniku 47 vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës dhe ditën e nesërme do të prezantohet para mediave e më pas do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në kompleksin “Football Republic”.

Dobi vjen te ekipi ynë pas një eksperience në Poloni, aty ku ka drejtuar skuadrat e Gornik Polkowice dhe Widzew Lodz.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Dobi dhe suksese në drejtimin e ekipit tonë, shkruhej në postimin e Kukësit. /oversport.tv