Vjen edhe zyrtarizimi, Gabriel Jesus është një lojtar i Arsenalit

Mungonte vetëm zyrtarizimi, por edhe ai erdhi. Gabriel Jesus është zyrtarisht lojtar i Arsenalit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Sulmuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë lidhur me “Topçinjtë” deri në vitin 2027. Arsenali ka paguar për kartonin e tij në arkat e Manchester Cityt rreth 52 milionë euro.

Gabriel Jesus ka zgjedhur edhe numrin që do të mbajë në shpinë në aventurën e tij në Londër. Ai ka marrë numrin 9. /oversport.tv

Foto: Arsenal, Twitter