Vjen edhe zyrtarizimi, Granti Xhaka transferohet në Gjermani

Ashtu si pritej, tashmë nuk ka më surpriza. Granit Xhaka largohet nga Arsenali dhe transferohet në Gjermani te Bayer Leverkusen. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi gjerman.

Këta të fundit kanë bërë një postim në faqen zyrtare ku i urojnë mirëseardhjen mesfushorit me orgjinë shqiptare. Në të thuhet gjithashtu se Xhaka ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin gjerman të paktën deri në vitin 2028.

Sa i përket shifrave të transferimit, Arsenali do të përfitojë rreth 25 milionë euro nga shitja e Xhakës. Ky transferim pritej prej kohësh pasi Xhaka dhe Leverkusen kishin arritur marrëveshje që në muajin maj, por gjithçka mbahej pezull nga Arsenali. Xhaka do të mbajë veshur fanellën me numrin 34. /oversport.tv