Vjen edhe zyrtarizimi, Hoxhallari rinovon kontratën me Tiranën

Tashmë është zyrtare, Erjon Hoxhallari ka rinovuar me Tiranën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në rrjetet sociale.

“Erjon Hoxhallari është lojtari i parë që rinovon sërish me Tiranën. Kapiteni pas një sezoni të suksesshëm ka arritur dakordësinë me klubin për të qenë edhe në vazhdim pjesë e ekipit.

Numri 22 i bardhebluve do të vijojë të mbajë veshur fanellën më të bukur në botë. Suksese Erjon!”, shkruhej në komunikatën e klubit kryeqytetas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)