Tashmë është zyrtare, Joao Felix është lojtari më i ri i Chelsea. Lajmin e ka bërë publik vetë Chelsea me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Blutë e Londrës” postuan një shkrim ku i dhanë mirëserardhjen talentit portugez. Ai iu bashkua londinezëve në formë huazimi nga Atletico Madridi.
Pasi kaloi me sukses vizitat, Joao Felix u bë lojtar i Chelsea, i cili ka paguar 11 milionë euro për huazimin e lojtarit. Nga ana tjetër Felix përpara se të firmoste huazimin te Chelsea rinovoi kontratën me spanjollet deri në vitin 2027. /oversport.tv
Foto: Chelsea FC, Twitter
The artist has arrived. 👋
Welcome to Chelsea, Joao Felix!#HolaFelix pic.twitter.com/hVS7UuG6gT
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 11, 2023