Vjen edhe zyrtarizimi, ky është timonieri i ri i Belgjikës

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi, Belgjika ka emëruar një trajner të ri pas largimit të Roberto Martinez. Emri që do të ulet në pankinën e kuqe është, Domenico Tedesco.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kombëtarja e Belgjikës përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. Tekniku 37-vjeçar ka drejtuar më parë dhe ekipe si Erzgebirge Aue, Schalke 04, Spartak Moscow dhe RB Leipzig.

Trofeu i vetëm që Tedesco ka fituar në drejtim të këtyre ekipeve, është Kupa e Gjermanisë sezonin e kaluar në drejtim të Leipzig. Detyra e Italianit tashmë është të udhëheqë Belgjikën drejt Europianit 2024. /oversport.tv

Foto: Belgian Red Devils, Facebook