Vjen edhe zyrtarizimi: Largohet Bellai, Shensoi merr drejtimin e Bylisit

Konfirmohet lajmi i Oversport: Bellai nuk është më trajner i Bylisit. vendin e tij në krye të pankinës së ballshiotëve e merr Naxhi Shensoi.

“Klubi ballshiot dhe trajneri Arian Bellai, nisur edhe nga ecuria jo e mirë e ekipit javët e fundit dhe mospasja e rezultateve pozitive, në ndeshjet në shtëpi dhe transfertë, kanë gjetur mirëkuptimin për ta mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin. FK Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj i shprehin mirënjohje trajnerit Arian Bellai për bashkëpunimin, duke i uruar njëkohësisht edhe suksese në vijimin e karrierës së tij.

Ndërkohë vetë presidenti Besnik Kapllanaj konfirmon rikthimin në Ballsh të trajnerit Naxhi Shensoi, një njohje e vjetër në Mallakastër! Nga nesër, trajneri i ri fillon punën me ekipin. Faleminderit Arian Bellai! Mirësevjen Naxhi Shensoi!”, shkruhet në njoftimin e klubit ballshiot.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)