Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Marcelo Brozovic është lojtari i Al Nassr. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi arab me anë të një postimi në Tëitter, me një video ku shihet tatuazhi ikonik i bombës në qafë që ka mesfushori kroat.
Me detajet e fundit të rregulluara, telenovela e gjatë e kësaj fillim vere përfundon! Kroati largohet nga Milano dhe fluturon për në Arabinë Saudite, ku do të fitojë rreth 100 milionë euro në tre vitet e ardhshme.
Për zikaltrit ndërkohë do të shkojnë 18 milionë për kartonin e lojtarit. Vizitat mjekësore janë kryer prej kohësh në Paris, ndërsa sot ka ardhur edhe firma në kontratë.
Pas 8 sezonesh e gjysmë përfundon kështu aventura e Brozovic te Interi. I ardhur në janar 2015 nga Dinamo e Zagrebit, mesfushori largohet me 330 ndeshje të luajtura, ku ka realizuar 31 gola dhe ka fituar 5 trofe. /oversport.tv
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) July 3, 2023
Foto: AlNassr FC, Twitter