Mungonte vetëm zyrtarizmi, që ka ardhur para kam minutash: Memphis Depay është lojtari më i ri i Atletico Madrid.
Ka qenë vetë klubi madrilen që ka njoftuar blerjen e sulmuesit holandez nga Barcelona.
Depay, që do të zëvendësojë të larguarin Joao Felix në skuadrën e Simeones, ka firmosur një kontratë që e lidh me Atleticon për 2 vite e gjysmë. Sulmuesi do të prezantohet te klubi i ri pasditen e sotme në orën 18:00. / Oversport.tv
🇳🇱 Memphis is a new Red & White player! 🔴⚪
🖊 The Dutch international has signed with our club for the remainder of the season and 2 more campaigns.
👋 #WelcomeMemphis! pic.twitter.com/CbK3ko1n5x
— Atlético de Madrid (@atletienglish) January 20, 2023