Vjen edhe zyrtarizimi, Milan Skriniar është një lojtar i PSG-së

Tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar, Milan Skriniar është një lojtar i Paris Saint Germain. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi francez me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Në të thuhet se Skriniar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur të paktën deri në vitin 2028.

Ai I bashkohet kështu kryeqytetasve të Francës, pas aventurës së tij në Milano. Kujtojmë që marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohësh dhe Skriniar u transferua në Paris me parametër zero pasi i përfundoi kontrata me Interin. /oversport.tv

Foto: psg.fr