Vjen edhe zyrtarizimi, Paulo Dybala firmos për tre sezone me Romën

Mungonte vetëm zyrtarizimi, por tashmë erdhi. Paulo Dybala është lojtari më i ri i Romës. Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që ka publikuar lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhej se Dybala ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin verdhekuq deri më 30 qershor 2025. Ai do të kalojë kështu tre sezone në kryeqytet, ndërsa ka zgjedhur fanellën me numrin 21.

Dybala foli gjithashtu edhe për faktin pse zgjodhi Romën. Ai u shpreh se vendosmëria dhe puna e bërë për një kohë të shkurtër kanë bindur atë që të hidhte firmën në kontratë. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter